FOTOT- Artistja e njohur franceze realizon muralen në kryeqytet/ Veliaj: TIRANA zgjohet me art!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT- Artistja e njohur franceze realizon muralen në kryeqytet/ Veliaj: TIRANA zgjohet me art!

Fasadat e pallateve të kryeqytetit janë shndërruar në vepra arti përmes pikturave, ku tematikë kryesore janë të rinjtë.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar këtë mëngjes një prej fasadave e cila është transformuar me një kryevepër të artistes franceze.

 

Advertisement

“TIRANA zgjohet me art! Kryevepër e artistit francez ZABOU, në Tiranë. Fantastike”, shkruan Veliaj.

 

E perceptuar si një ekspozitë në qiell të hapur kjo nismë synon t’i jap jetë pallateve dhe zonave nga periferia deri në qendër të Tiranës. Ndaj ky projekt lidhet ngushtësisht me historinë e qytetit.

 

Advertisement

“Mural Fest Tirana” i cili vjen dhe në kuadër të Tiranës Kryeqytet i Rinisë Europiane, është një aktivitet i kthyer tashmë në traditë për kryeqytetin, dhe në këtë edicion të katërt, marrin pjesë artistë vendas dhe të huaj nga Uruguai, Argjentina, Zvicra, Spanja, Italia, Greqia etj,. Tirana Mural Fest është ideuar nga Henril Çule, Drejtor i Ndërmarrjes së Dekorit dhe kuruar nga artisti Helidon Haliti.

 

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy