FOTOT: Çfarë ka mbetur nga spitali COVID në Tetovë, ku humbën jetën 14 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: Çfarë ka mbetur nga spitali COVID në Tetovë, ku humbën jetën 14 pacientë

Pamjet që shihni tregojnë se çfarë ka mbetur në spitalin në Tetovë që ishte në shërbim të pacientëve me COVID, i cili mbrëmjen e djeshme u përfshi nga flakët.

Godina shihet se është totalisht e shkrumbuar nga zjarri bashkë me shtretërit dhe çod pajisje tjetër që ndodhej brenda spitalit.

Përveç godinës, jashtë saj shihet se janë edhe makina të djegura, të cilat në momentin që ra zjarri ndodheshin të parkuara aty pranë.

Advertisement

Autoritetet deri më tani kanë konfirmuar 14 viktima, ndërsa 12 të tjerë janë shpëtuar nga flakët dhe janë dërguar në spitalin e Shkupit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Të 26 personat që ndodheshin në godinë janë pacientë të shtruar me Covid-19 dhe asnjë prej tyre nuk ishte punonjës shëndetësor.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e viktimave, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë zbardhur ende.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy