Franca kombinon vaksinat, por OBSH ka dyshime mbi rrezikshmërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoriteti kombëtar i shëndetit në Francë i ka dhënë dritën jeshile kombinimit të vaksinave për personat nën moshën 55 vjec që kanë marrë dozën e parë të Astrazeneca-s.

Më 19 mars produkti i kompanisë anglo-suedeze u pezullua për shkak të dyshimeve se lidhet me rastet e trompozës. Urdhëri i ri prek rreth 533,000 njerëz në Francë, duke përfshirë edhe profesionistë të kujdesit shëndetësor të cilët kanë marrë injeksionin që nga fillimi i muajit shkurt.

Rregullatori europian i barnave nuk ka lëshuar asnjë udhëzim për imunizimin me dy lloje të vaksinës ndërsa organizata botërore e shëndetësisë e kundërshton me argumentin se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme mbi rreziqet e mundshme.

Ndërkohë në shtetet e bashkuara të amerikës, kompanitë BioNTech dhe Pfizer kanë kërkuar nga rregullatorët, miratimin për përdorim emergjent të vaksinës së tyre kundër COVID-19 tek adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjec. Vaksina aktualisht është e autorizuar për moshat mbi 16 vjec.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy