minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Fredi Beleri lë qelinë dhe niset drejt Francës, betohet nesër si eurodeputet - Struga.info


Fredi Beleri lë qelinë dhe niset drejt Francës, betohet nesër si eurodeputet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fredi Beleri lë qelinë dhe niset drejt Francës, betohet nesër si eurodeputet

Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e kësaj të hëne ambientet e burgut të Fierit, ku vuan dënimin me 2 vite heqje lirie, për t’u betuar si eurodeputet.

Pak ditë më parë Beleri i bëri kërkesë 5 ditore Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e Parlementit Europian.

Drejtoria e Burgjeve ka lejuar Belerin të betohet si eurodeputet, ndërsa mëngjesin e sotëm ai është pritur jashtë ambienteve të burgut nga bashkëshortja dhe makina e ambasadës greke.

Beleri nuk është prononcuar për mediat vendase, por ka bërë me dije se do të flasë për to në aeroport. Ajo që u vu re jashtë ambienteve ku Beleri vuan dënimin, ishte prezenca e mediave greke, të cilat Beleri i falënderoi që e kishin mbështetur.

Advertisement

“Dua t’ju falënderoj për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i emocionuar, i lumtur, për pjesën tjetër do flasim në Athinë. Faleminderit për gjithçka”, tha Beleri për mediat greke.

Bleri do të udhëtojë nga Tirana në Athinë, e më pas drejt Strasburgut, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.

Fredi Beleri do të ketë kohë deri në orën 16:00 të 20 korrikut për t’u rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Drejtoria e Burgjeve, ka kërkuar nga Beleri informacion të plotë, duke përfshirë garancinë e udhëtimit, dorëzimin e biletës vajtje-ardhje, akomodimin dhe rregullimin e hotelit. Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja, për shkak të zhvillimeve atje, do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel.

Advertisement

Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Që nga çasti i prangosjes e në vijimësi, Beleri ka kundërshtuar akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij, duke e konsideruar këtë një proces politik dhe ka apeluar vendimin. Por edhe Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur ta lërë në qeli.

Në javën e parë të qershorit, Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, “Demokracia e Re”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy