Frikë nga gripi i shpendëve/ Shqipëria ndalon importin e shpendëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frikë nga gripi i shpendëve/ Shqipëria ndalon importin e shpendëve

Pas ndalimit të importit me 14 vende europiane përfshi edhe Izraelin, ministrja e bujqësisë Milva Ekonomi ndaloi ardhjen e shpendëve dhe nënprodukteve të tyre edhe nga Kosova si dhe disa rajone të Greqisë.

 

Frika nga virusi që po qarkullon në Europë, i gripit të shpendëve ka detyruar ministrin të marrë këto masa me qëllim parandalimin e infeksionit, duke ndaluar edhe kalimin tranzit të këtyre produkteve.

 

Advertisement

Tana Kika-Drejtore e Autoritetit të Veterinarisë

“Në lidhje me monitorimin e kufijve, kemi nxjerrë dy urdhra të ndalimit të importit të shpendëve të gjallë nga Kosova plotësisht dhe pjesërisht nga rajone ku kemi pasur njoftime.”

 

Sipas autoriteteve deri më tani nuk ka vend për panik pasi nuk ka asnjë rast të konfirmuar

Advertisement

 

“Ende nuk kemi një rast të konfirmuar në asnjë nga zonat ku kemi marrë kampione dhe po shqyrtojmë situatën.”

 

Urdhri që prek shumë vende europine si Gjermani, Poloni, Sllovaki, Itali etj..argumentohet me rritjen e shqetësimit për gripin e  shpendëve ku shumë raste të evidentuara në Francë e Itali ai ka patur fuqinë të transmetohet tek njerëzit duke mos përjashtuar mundësinë e komplikacioneve.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy