“Fronti për shpëtimin e Shqipërisë”/ Berisha njofton datën e protestës në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fronti për shpëtimin e Shqipërisë”/ Berisha njofton datën e protestës në Tiranë

Gjatë takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se data 7 korrik do të jetë data e protestës së madhe në Tiranë kundër rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike në vemd.

Berisha u shpreh  se është menduar që ajo të quhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë ndërsa e cilësoi atë një betejë të jashtëzakonshme.

Advertisement

“Protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. Revolta duhet të lindë aty ku lind dhuna. PD do bëjë gjithçka që t’i jetësojë këto parime. Ky është një regjim që nuk Meriton të ekzistojë asnjë ditë. Përpiqem të rikujtoj bashkëbiseduesve të mi se pas vitit 1990 Ramiz Alia nuk ishte pa mbështetje. Televizionet e huaja e quanin Gorbaçovi i Ballkanit edhe pse vriste të rinj në katër anët e kufirit të Shqipërisë. Ato nuk përcilleshin ose injoroheshin. Unë nuk habitem kur dëgjoj deklarata në mbështetje të Edi Ramës.

E rëndësishme është që ne të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve. Duhet të bazojmë qëllimin tonë në parime të drejta. Të luftosh se Edi Rama po Lufton korrupsionin pse mbush një sallë do të thotë të tallësh me shqiptarët. Në çdo licencë dhe leje ka vetëm vjedhje. Shefi i kadastrave thonin që janë djegur regjistrat. Lidhur me protestat mendoj se duhet të jenë shumë të forta, por ky problem duhet të jetë çështje e debatit të përbashkët. Një front kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi është jetik.

Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë apo me një emër tjetër do e shohim por ne do ne duhet të funksionojmë si fron. Më 7 Korrik është menduar të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Kjo është betejë e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin. Nuk ka asgjë të shkoni në Peshkopi”, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy