Fryu bilbilin dhe bllokoi foltoren/ Përjashtohet nga seanca Edmond Spaho, i hiqet edhe dita e punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fryu bilbilin dhe bllokoi foltoren/ Përjashtohet nga seanca Edmond Spaho, i hiqet edhe dita e punës

Deputeti Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare për shkak të zhurmës së shkaktuar me bilbil dhe bllokimit të foltores. Drejtuesja e seancës për ditën e sotme Ermonela Felaj tha se pas dhënies së masës së vërejtjes ndaj deputetit, ka vendosur përjashtimin e tij nga seanca.

 

 

“Në bazë të nenit 65 të rregullores, meqenëse deputeti Edmond Spaho, pasi i është dhënë dhe masa e vërejtjes dhe vazhdon ta mbajë të zaptuar foltoren e Kuvendit, vendos përjashtimin e tij nga kjo seancë. Kjo masë do të shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me ndalimin e pagës së deputetit për këtë ditë.

Advertisement

Po ju paralajmëroj që do t’ju përsëris të njëjtat masa. Sjellja juaj është përsëritëse. Mendohuni mirë për dënimin që do t’ju rezultojë në finale. I tërheq vëmendjen edhe zonjës Hoti, bëtë zhurmë“, tha Felaj.

 

 

Kjo e fundit tërhoqi vazhdimisht vëmendjen e deputetit disa herë gjatë seancës për zhurmën që shkaktonte.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy