Fshati shqiptar ku banorët janë të “mbrojtur” nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fshati shqiptar ku banorët janë të “mbrojtur” nga Covid-19

Fshati Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës është pushtuar gjatë kësaj periudhe nga Mjegulla.

 

Banorët tregojnë se deri në orën 12 të mesditës mjegulla nuk hiqet e kjo ka krijuar prej vitesh pasoja në shëndetin e tyre. Sipas banorëve një pjesë e madhe e atyre që jetojnë në këtë fshat, janë të sëmurë astmatik për shkak të kësaj mjegulle.

 

Advertisement

Banorët tregojnë se ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës mund ta dëmtojë më tejë fshatin e tyre pasi niveli i ujit do të shkojë deri në afërsi të banesave.

Por në Gjoricë mjegulla e cila prezente aty prej dekadash i ka detyruar autoritetet e para viteve 90-të që të vaksinojnë për tuberkulozin të gjithë banorët e Njësisë Administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës. Vaksinimi i banorëve është bërë në vitin 1976.

 

Ndërkohë, në 10 muaj pandemi të shkaktuar nga Covid-19, të dhënat zyrtare tregojnë se në Njësinë Gjoricë prej 6000 banorësh, janë shënuar deri tani vetëm 3 të infektuar me koronavirus.

Advertisement

 

Megjithëse kjo nuk është e vërtetuar shkencërisht, jashtë kameras mjekët thonë se këta banor mund të kenë imunitet ndaj virusit për shkak se janë vaksinuar nga tuberkulozi në vitin 1979.

 

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy