“FSHF vjedh zgjedhjet e veta”/ Veliaj sulmon Dukën: Koha e tenderave në federatë duhet të marrë fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“FSHF vjedh zgjedhjet e veta”/ Veliaj sulmon Dukën: Koha e tenderave në federatë duhet të marrë fund

Vijojnë akuzat e Erion Veliajt ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

 

Gjatë përshëndetjes që Kreu i Bashkisë së Tiranës, i bëri ekipeve te vajzave pjesëmarrëse në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit U-16, Veliaj nënvizoi se koha e tenderave në federatë duhet të marrë fund.

 

Advertisement

“Një federatë që vjedh zgjedhjet e veta, sigurisht që vjedh edhe rezultatin e ndeshjes, shet lojën, dhe talentin që do të shkon në kombëtare e kthen në një lloj tenderi. Kur nuk ka besim, kur nuk ka moral, kur nuk ka transparencë, atëherë nuk ka lojë të ndershme. Kur më pyesin pse futesh në këto debate, përgjigjja që jap është kjo: Nëse kryetari i Bashkisë shikon një padrejtësi dhe nuk reagon, kush do reagojë? Nëse e gjithë shoqëria bëhet bashkë, nëse gjithë shoqëria mbështet të drejtën, nëse gjithë shoqëria çohet në këmbë që të kemi drejtësi në çdo vend ku luhet sport, atëherë do të ketë ‘fair play’ në çdo fushë të Shqipërisë”.

 

Kryebashkiaku deklaroi se qeveria shqiptare ka dhënë grantin më të madh sportiv në 100 vite.

 

Advertisement

“Sot i gëzohemi këtyre aktiviteteve, por kjo palestër nuk ishte këtu. Palestra tjetër në Farkë, ku po luhen ndeshjet e tjera, nuk ishte këtu. Parku Olimpik nuk ishte këtu. Do të thotë se ku ka vullnet dhe bashkëpunim ne mund të bëjmë punë të mira, mund të bëjmë punë të bukura. Ja ku jemi sot. Brikeni është kampion bote në peshëngritje, Luiza e dyta në Manchester, Izmiri në 10 më të mirët”.

Federata e Volejbollit dhe ajo e basketbollit, sipas Veliajt, janë dy federata model.

 

“Ku ka bashkëpunim, ku ka transparencë, aty ku kryetari e sekretari i Federatës zgjidhen me zgjedhje të lira, të pastra dhe votohen nga një listë delegatësh, emrat e të cilëve i dinë të gjithë, në fund krijojnë një federatë model si Federata Shqiptare e Volejbollit. Nëse Albensi do të ishte votuar pa delegatë dhe me lista të sajuara; nëse Erli do të ishte votuar pa delegatë, me manipulime dhe falsifikime, ju nuk do ishit sot këtu”.

Advertisement

Për Veliajn, kartolina e Tiranës janë të rinjtë dhe vetëm falë talentit dhe meritës çdokush do ecë përpara dhe do fitojë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy