Ftohtë dhe reshje të pakta shiu/ Si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ftohtë dhe reshje të pakta shiu/ Si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

 

Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente këtë të hënë po pa praninë e reshjeve të shiut ndërsa për ditën e Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në lindje të vendit dhe jug.

 

Advertisement

Përjashtim bënë dita e Enjte ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy