Fundjava në bregdet/ Fluks i madh qytetarësh në Morinë, kalojnë pa kontrolle

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fundjava në bregdet/ Fluks i madh qytetarësh në Morinë, kalojnë pa kontrolle

Fundjava në Morinë ka nisur me nje fluks të artë të qytetarëve të Kosovës dhe mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri për pushime në bregdetin shqiptar ndërkohë që lëvizja pa kontrolle në kufi po zbatohet duke shmangur pritjet dhe radhët e gjata.

 

 

Nga kufiri Kosovë-Shqipëri Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi,e ka cilësuar si lajm të mirë që po gjen zbatim liberalizimi i kufijëve gjatë fundjavave e që sipas tij ka dhënë efektet e menjëhershme me 15 % më shumë të qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, sesa në peridhën e zakonshme me kontrolle.

Advertisement

 

 

Ambasadori Minxhozi ndër të tjera tha se e njejta proçedurë po zbatohet edhe në Pikën Kufitare të Shishtavecit, si një tjetër korridor i rëndësishem mes Shqipërise e Kosovës.

 

Advertisement

 

Aplikimi për lëvizjen pa kontrolle në dy anët e kufirit, në fundjavë dhe festa zyrtare do të jetë në zbatim deri 30 shtator.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy