Fuoristrada bie nga lartësia në Berat/ Në gjendje të rëndë tre anëtarët e një familje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fuoristrada bie nga lartësia në Berat/ Në gjendje të rëndë tre anëtarët e një familje

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.

 

Në automjetin tip Fuoristradë Mitsubishi, me targa AA 531 CA, udhëtonte një familje ku duke zbtitur nga fshati në drejtim të Beratit, ka rrëshkitur dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

 

Advertisement

Si pasojë, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç, ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,të cilët kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy