Fushë Kuqja ‘nën rrethim’/ Kontrolle edhe tek të afërmit e Ervis Martinajt, çfarë po kërkon Policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fushë Kuqja ‘nën rrethim’/ Kontrolle edhe tek të afërmit e Ervis Martinajt, çfarë po kërkon Policia

Prej mëngjesit të kësaj të hëne, fshati Fushë-Kuqe, ndodhet nën rrethim. Dhjetëra automjete dhe forca policie kanë mbërritur në zonë.

 

 

Burime nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se kontrollet në Fushë Kuqe janë me vendim gjykate në kuadër të hetimeve për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë zonë, përfshirë edhe zhdukjen e Ervis Martinajt që prej datës 8 gusht 2022.

Advertisement

 

 

Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, objekt i kontrolleve të forcave të policisë janë edhe banesa dhe ambiente të tjera, përfshirë të njohur dhe familjarë të tij, përmes së cilave synohet të sigurohen prova për t’i dhënë një përgjigje fatit të Martinajt.

 

Advertisement

 

Dosja vijon të hetohet nga Prokuroria e Kurbinit, teksa të njëjtat burime bëjnë me dije se nuk pritet t’i kalojë SPAK për hetim, të paktën për momentin. Kontrollet e FNSH kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy