
Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurisë për 15 administratorët që shisnin produkte përmes faqeve online, të cilët akuzohen për evazion fiskal.
Ata dolën këtë të enjte para trupit gjykues, i cili vendosi që tetë prej tyre t’i linte në “detyrim paraqitjeje”, ndërsa shtatë të tjerët në “arrest shtëpie”.
Advertisement
Ata akuzohen se siguronin produkte dhe mallra kontrabandë, të cilat i porosisnin përmes shërbimeve postare private, duke shmangur faturat doganore.