Kapet me mallra kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në Gjirokastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapet me mallra kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 52-vjeçar për shkak se akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”.

I arrestuari është H. N., 52 vjeç. Në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Advertisement

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për arrestimin e shtetasit H. N., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregëtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë vijuar hetimet dhe kontrollet në vendet e dyshuar ku ky shtetas mund të dispononte mallra kontabandë.

Advertisement

Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Materialet në ngarkim të shtetasit H. N., i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy