“Game Over”, arrestohen tre persona në Fier, organizonin lojëra fati të paligjshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Game Over”, arrestohen tre persona në Fier, organizonin lojëra fati të paligjshme

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona të cilët ishin nën hetim për organizim të lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over” ranë në pranga shtetasit A. P., 40 vjeç, S. M., 34 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”).

Gjatë periudhës hetimore ku janë kryer një sërë veprimesh me iniciativë dhe të autorizuara nga Prokuroria dhe Gjykata, si kontrolle banesash, lokalesh, sekuestrime dhe ekspertime të pajisjeve elektronike, është dokumentuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra fati në ambiente të ndryshme të qytetit të Lushnjës, me qëllim përfitimin. /vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy