“Gangsteret” e Bilishtit, bisha në rrjetet sociale/ Koha kur nëna kërkonte ndihmë në Vizion Plus” S’kam shtëpi, vajzat kanë ikur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gangsteret” e Bilishtit, bisha në rrjetet sociale/ Koha kur nëna kërkonte ndihmë në Vizion Plus” S’kam shtëpi, vajzat kanë ikur

Dezi dhe Xhesika Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeç janë kthyer në kryefjalë gjatë ditëve të fundit, për shkak të jetës që ato nxjerrin në rrjetet sociale.

 

Dy motrat,k të cilat janë kthyer edhe në shqetësim për qytetarët, nuk kursejnë postimet  me makinë dhe jetën e luksit që bëjnë, ndonëse familja e tyre jeton në kushte të mjerueshme.

 

Advertisement

Nëna e tyre, rreth një vit më parë, ka kërkuar ndihmë përmes ekranit të Vizion Plus. Ajo kërkonte nga fondacione apo biznesmenë që të kontribuonin sado pak dhe ti siguronin një shtëpi të vogël me kushte normale.

 

Luljeta Përbasha, nëna e vajzave, e cila ka qenë këngëtare në Mirditë, shprehej se vajzat i ishin larguar nga banesa dhe kishin marrë rrugët për shkak të kushteve jo të përshtatshme, dërsa bashkëshorti I saj prej vitesh dergjej në krevat, pasi ishte i paralizuar.

 

Advertisement

Në datën 23 gusht, dy motra u arrestuan ditën e djeshme nga policia në Bilisht, pasi në mënyrë të vazhdueshme kishin prishur qetësinë publike.

 

Dezi Arapi dhe Xhesika Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeçe, kundërshtuan gjithashtu efektivët e policisë gjatë shoqërimit në komisariat, duke i sharë dhe ofenduar.

 

Advertisement

23-vjeçarja do të procedohet në gjendje të lirë, ndërsa dënimi për 27-vjeçaren nuk është bërë ende me dije.

 

Dy motrat udhëtonin gjatë orëve të vona të natës me makinë dhe nën efektin e akoolit bërtisnin, duke shqetësuar qytetarët, të cilët edhe i ofendonin.

 

Advertisement

Të rejat janë të njohura në qytetin e vogël të Bilishtit për sjelljen e tyre “gangstere”.

 

Ndërkohë, në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy