
Gara për Durrësin mbetet e hapur, ndërsa rezultati mes Emirjana Sakos dhe Igli Carës është i ngushtë.
Emirjana Sako nën logon e PS ka marrë deri në këto momente 12750 vota ose 44.10 %.
Advertisement
Nga ana tjetër, Igli Cara nga “Bashkë Fitojmë” ka mundur të sigurojë 10060 vota, 44.10 %.
Megjithatë rezultati mund të ndryshojë nga momenti në moment, ndërsa dalja e fituesit mbetet e paparashikuar, kjo referuar numrit të qendrave të votimit ku numërimi ende nuk ka përfunduar.
Advertisement
Sipas të dhënave nga KQZ, për Bashkinë Durrës janë numëruar 89 nga 342 qendra votimi.