Gara për Tiranën/ Këlliçi: Çdo kandidaturë në primare më e mirë se e Veliajt, do bashkoj fraksionet në PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gara për Tiranën/ Këlliçi: Çdo kandidaturë në primare më e mirë se e Veliajt, do bashkoj fraksionet në PD

Deputeti i PD Belind Këlliçi, është një nga tre emrat që deri tani ka shprehur interes të hyjë në primaret për Bashkinë e Tiranës.

 

Këlliçi në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Rolnad Zili, tha se çdo kandidaturë për primaret deri tani është më e mirë se ajo e Veliajt.

 

Advertisement

Është një garë mes tre ofertave që ne kemi për demokratët

 

Është një garë mes alterantivave tona. Tre kandidaturat për mua janë me integritet dhe të spikatur.

 

Advertisement

Çdo kadidaturë e jona ëstë më e mirë se ajo e Veliajt”, tha Këlliçi.

 

I pyetur se përse qytetarët duhet ta votojnë dhe t’i besojnë kandidaturës së tij, Këlliçi tha se gjatë kësaj kohe ai ka qenë një nga zërat më të fuqishëm opozitar, që ka denoncuar aferat qeveritare, duke nisur me atë të inceneratorëve e më pas shembjen e Teatrit Kombëtar.

 

Advertisement

Rekordi im i angazhimit publik dhe të bërit opozitë unë kam një rekord të provuar qoftë në aferën einceneratorëve kam zbuluar dokumente autentikë

 

Kam qenë aty mbrëmjen e 17 majit kur u shemb teatri dhe unë natën e kam kaluar në birucë. Kam qenë gjatë gjithë kohës denoncuesi i aferave të qeverisë.

 

Advertisement

Unë hyj në këtë garë me bindjen se Tirana ka nevojë për një model tjetër. Ka nevojë për një administratr normal për një bashki që do punojë për qytetarët”, tha Këlliçi.

 

Deputeti shtoi më tej se ai po hyn në këtë garë për të bashkuar në një të vetme edhe fraksionet që janë krijuar brenda PD.

 

Advertisement

PD nuk është e përçar. Ka një frakturë në grupin e saj. Çdo ditë e më shumë deputetët i bashkohen Berishës. PD ka një debatë të brendshëm. Unë kam hyrë në këtë garë për të bashkuar fraksionet në PD. Unë i kam ftuar demokratët të bëhen pjesë e një gare. Jam i gatshëm të lë mënjanë mandatin e deputetit për të çrrënjosur një model korruptiv në Tiranë”, tha Këlliçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy