
Me pak diferencë, Partia Socialiste kryeson në garën e “ashpër” për Bashkinë Himarë.
Jorgo Goro nën logon e PS ka marrë 2205 vota, ndryshe 51.97 % nga përditësimi më i fundit i KQZ.
Nga ana tjetër, Fredi Beleri i “Bashkë Fitojmë” ka grumbulluar deri në këto momente 2038 vota, përkthyer në 48.03 %.
Himara është një ndër bashkitë me vëmendjen më të përqendruar në këto zgjedhje, kjo për shkak të ndodhive që e kanë shoqëruar gjatë fushatës elektorale.
Deri më tani janë numëruar 29 nga 36 qendra votimi në total.
Fredi Beleri, kandidati i opozitës është nën arrest për shitblerje votash, ndërsa institucionet theksojnë se kanë prova për këtë akuzë.
Megjithatë ai vazhdon garën sipas parashikimit në Kodin Zgjedhor.
Himara ka sjellë dhe përplasje mes Tiranës zyrtare dhe Athinës zyrtare, pasi kjo e fundit e ka konsideruar arrestimin e Belerit, me kombësi greke, si cënim i komunitetit të tyre në Shqipëri.