Gazeta serbe paralajmëron: Do ketë trazira të reja në veriun e Kosovës, prisni e do shihni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gazeta serbe paralajmëron: Do ketë trazira të reja në veriun e Kosovës, prisni e do shihni

Gazeta serbe “Kurir”, një media e lidhur me partinë në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç pretendon se Policia e Kosovës po përgatit një operacion në veri me forcat e saj speciale.

Ajo shkruan se njësitë speciale të policisë së Kosovës janë duke qëndruar në pjesën jugore të Mitrovicës që nga mëngjesi i sotëm.

Madje nënvizon se forcat policore kanë ndaluar në bazën e policisë speciale Belvedere me diku 100 pjesëtarë të armatosur që janë në gjendje gatishmërie.

“Kurir” flet për tre makina të policisë speciale në zonë ndërsa thotë se një njësi tjetër është dërguar nga Prishtina.

Advertisement

Në muajin tetor, autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion anti-kontrabandë në disa komuna të vendit përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut.

Ky operacion është përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve lokalë. Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve janë lënduar 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy