Gazetari që u plagos në 21 janar: S’pres asgjë nga drejtësia! Hetimet, për t’na hedhur hi syve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gazetari që u plagos në 21 janar: S’pres asgjë nga drejtësia! Hetimet, për t’na hedhur hi syve

Një nga dëshmitarët e 21 janarit është gazetari Fatos Mahmutaj, i cili u plagos gjatë raportimit për median ku punonte. Në një lidhje me skype në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ai ka treguar se si e kujton këtë ngjarje.

 

Pavarësisht rinisjes së hetimeve nga Prokuroria e Tiranës majin e vitit të kaluar, Mahmutaj nuk beson se drejtesia do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

 

Advertisement

“Një ngjarje që ndryshoi shumë në mënyrën e të jetuarit të jetës sime. Unë do doja që të kishte drejtësi, por duket e pamundur. Jam pesimist për 21 janarin, nuk pres asgjë nga drejtësia…Hapin hetimet kot pa lidhje. Nga ana proceduarale quhet gjë e gjykuar. Provat ishin korrekte, mjaftonin që të dënoheshin ekzekutorët e 21 janarit dhe urdhëruesit e 21 janarit, flas për Sali Berishën. Të gjitha mjaftonin. Bëjnë një ping-pong idiot sa për t’iu hedhur hi syve të njerëzve.”

 

I pyetur për rolin e Bashës si ministër i Brendshëm në 21 janar, Mahmutaj gjykon se: “Berisha ka dhënë urdhrin për të qëlluar mbi njerëzit. Le të mendojmë që Basha nuk do ta pranonte atë urdhër. Kur Basha ishte prezent se çfarë i ndodhi shefit të gardës, Ndrea Prendi. Ky i fundit nuk pranoi fillimisht që të jepte urdhër që mos të qëllonte drejt njerëzve, e rrahën në Kryeministri, e ditën tjetër e shitën si të rrahur nga protestuesit. Aq dru sa hëngri Ndrea Prendi, mendon që Lulzim Basha do të kishte guxim të kundërshtonte Berishën? Është e pamundur.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy