Kuvendi votoi për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Në krye të Autoritetit të Dosjeve u rizgjodh Gentiana Sula me 71 vota pro. 5 deputetë votuan kundër dhe një abstenoi.
Ndërsa votimi për Avokatin e Popullit është shtyrë për vitin 2023.
Pas seancës maratonë që zgjati dy ditë, mazhoranca rrëzoi kandidatët e opozitës.
Avokati Ledio Braho mori vetëm 3 vota pro, ndërsa Altin Goxhaj që mbështetej nga deputetët e grupit të Sali Berishës mori 70 vota kundër.
Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk arriti 84 vota, votimi u shty për vitin tjetër.
Siç edhe kishte paralajmëruar, opozita bojkotoi votimin, ndërsa në sallë qëndruan tre deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.