“Gjej punë, mos rri kot. Nuk kam me çfarë të ushqej”/ Pas debatit, Marigleni goditi babain me pllakë betoni në kokë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjej punë, mos rri kot. Nuk kam me çfarë të ushqej”/ Pas debatit, Marigleni goditi babain me pllakë betoni në kokë

E ndërsa pritet të dalë përpara togave të zeza paraditen e së dielës, të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i ndodhur në Greshicë të Mallakastrës.

 

Burime të sigurta kanë bërë me dije se gjatë marrjes në pyetje ekspertë të policisë, 37 Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një zënkë e çastit më të atin.

 

Advertisement

Sipas po të njejtave burime, i ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë, të mos rrijë kot.

 

“Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”, mësohet të kenë qenë fjalët e fundit të 73 vjecarit, drejtuar të birit në korridorin e shtëpisë.

 

Advertisement

Në debat e sipër midis atë e bir, Marigleni, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me forcë të atin, i cili ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, i shtrirë përdhe. Autori nuk është mjaftuar me kaq, por me një pllakë betoni, të marrë nga oborri, e ka goditur të atin në kokë, duke i marrë jetën në vend.

 

37 vjecari ka pohuar se është larguar nga banesa e nuk është larguar shumë larg saj, duke qëndruar i fshehur pas pemëve, deri kur është gjetur nga policia.

 

Advertisement

Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj  ka treguar rrjedhën e ngjarjes së rëndë, ka qenë i qetë, nuk ka shfaqur shenja pendese, madje ka treguar disa herë po të njejtin version.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy