Gjenden 2 predha në zonën e Skelës në Vlorë, dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjenden 2 predha në zonën e Skelës në Vlorë, dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore

Dy predha, të cilat dyshohen të Luftës së Dytë Botërore, janë zbuluar pasditen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë.

Menjëherë është njoftuar policia ,e cila ka ngritur perimetër sigurie. Më pas është bërë e mundur zhvendosja e tyre, për të larguar rrezikun.

Ky është rasti i dytë pasi më herët të tjera predha u gjetën pikërisht pranë Muzeut kombëtar të pavarësisë ku po zhvillohen punimet për projektin e Parkut të shtëpisë së pavarësisë.


Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy