Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Ersekë/ Dyshimet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Ersekë/ Dyshimet e para

Gjendet i vdekur një banor  në qytetin e Ersekë.

 

Burime të siguruara thanë se bëhet fjalë për 75 vjeçarin Paro Pasho nga fshati Starje dhe banor në këtë qytet i cili jetonte i vetëm në një lagje  periferike të Ersekës.

 

Advertisement

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmeruar policinë pasi nga banesa e të moshuarit vinte erë gazi.

 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur pa jetë 75 vjeçarin që edhe për grupin e hetimit dyshohet të ketë gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit nga një bombul gazi që 75 vjeçari e përdorte për ngrohje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy