Gjendet një gomone e djegur në Kurbin; dyshohet se është mjeti që u ndoq nga Guardia di Finanza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjendet një gomone e djegur në Kurbin; dyshohet se është mjeti që u ndoq nga Guardia di Finanza

Një gomone u gjet e djegur orët e para të mëngjesit në plazhin e Godullës ne Kurbin.

 

Mjeti lundrues ishte braktisur në breg të detit, në afërsi të hidrovorit të adriatikut, dhe i ishte vendosur zjarri.  Si pasojë flakëve gomonia u shkrumbua.

 

Advertisement

Nga kontrolli i kryer, policia nuk konstatoi asgjë të jashtëligjshme.

 

Ndërkohë vijon krehja e zonës, pasi ka dyshime se mjeti lundrues mund të jetë i njëjti me atë që u ndoq një ditë më parë nga policia kufitare e Vlorës dhe guardia di finanza.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy