Gjeopolitikë dhe hua: BE-ja nuk dëshiron që ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjeopolitikë dhe hua: BE-ja nuk dëshiron që ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Nga Dušan Reljić, German Institute for International and Security Affairs

Kur udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor të mblidhen më6 maj për një vide-konferencë, fokusi kryesor do të jetë një paketë ndihme prej 3.3 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian për rajonin.

Komisioni Evropian, ka thënë se niveli i mbështetjes financiare ndaj vendeve të Evropës Juglindore, është një provë se BE-ja po ndërmerr veprime vendimtare përballë krizës. Përveç ndihmës emergjente për të adresuar krizat shëndetësore dhe nevojat humanitare, në vjeshtë do të prezantohet një “plan ekonomik dhe investimesh” thelbësore, me masa konkrete në fushat e shëndetit, arsimit dhe politikës sociale, që do të synojnë veçanërisht zhvillimin social.

Sipas Komisionit, paketa e ndihmës është shumë më e madhe se ajo që i ka dhënë rajonit çdo partner tjetër, pasi Ballkani Perëndimor është “një përparësi gjeostrategjike” për Bashkimin Evropian. Me sa duket “Komisioni gjeopolitik” i drejtuar nga Ursula von der Lejen dëshiron tani të dërgojë një sinjal të qartë në Evropën Juglindore.

Advertisement

Sepse, sipas Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mas, “pa Ballkanin Perëndimor, projekti evropian është i papërfunduar”. Ky rajon është i rrethuar nga shtetet e BE-së, prandaj nuk duhet që të lejohet asnjë paqartësi dhe paqëndrueshmëri.

Por aftësia e BE për ta ripohuar ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, dhe sidomos në shtetin më të madh dhe politikisht më të rëndësishëm në rajon, Serbi, duket se është dobësuar që nga nisja e pandemisë. Mediat në rajon raportuan fillimisht për mbërritjen e ndihmave mjekësore nga Kina, Turqia ose Rusia.

Solidariteti i BE është një përrallë, deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Shkaku i i pakënaqësisë së tij ishte vendimi i Brukselit, për të mos përjashtuar vendet e Ballkanit Perëndimor nga ndalimi i eksportit të pajisjeve mjekësore mbrojtëse drejt vendeve të treta, që hyri në fuqi më19 mars 2020.

Fakti që Vuçiç i falënderoi kinezët në gjuhën e tyre para kamerave, puthi flamurin kinez, dhe e quajti udhëheqësin kinez “miku dhe vëlla im XI Jiping”, mund të interpretohet vetëm pjesërisht si një përpjekje e moderuar për të kërkuar favore nga Pakini.

Advertisement

Në fakt, në Ballkanin Perëndimor është i përhapur perceptimi se anëtarësimi në BE,mund të mos jetë“ilaçi” për problemet e vazhdueshme të rajonit. Integrimi i fortë i rajonit me BE-në, sidomos përmes kompanive gjermane dhe italiane, nuk ka vetëm përparësi.

Si rezultat i krizës në BE, kërkesa për produkte dhe shërbime nga rajoni është në rënie (BE përbën mbi 70 për qind të tregtisë së jashtme), investimet nga unioni janë pezulluar, dhe dërgesat e emigrantëve në vendlindjet e tyre janë duke rënë.

Banka Botërore pret që prodhimi ekonomik në Ballkanin Perëndimor të bjerë me deri 5.7

Për qind këtë vit. Megjithatë edhe në situatën më të mirë ekonomike të BE-së, Ballkani Perëndimor s’do të jetë dot në gjendje që të mbledhë investime të mjaftueshme për të arritur një rritje vjetore prej mbi 6 për qind, që është niveli i nevojshëm për të arritur mesataren e BE-së gjatë30 viteve të ardhshme.

Advertisement

Për këtë arsye, rajoni po e kthen gjithnjë e më shumë kokën nga Azia, dhe veçanërisht Kina, me shpresën se mos tërheq investime më të mëdha. Në rast se BE nuk e trajton Ballkanin Perëndimor si një pjesë integrale të sajën, për arsyet “gjeopolitike” të përmendura më lart,paketa e njoftuar e ndihmës nga Brukseli, do të bëjë pak për të ndryshuar problemet themelore që ka sot rajoni.

Së pari duhet që ndihma e planifikuar të mos jetë përpjekje e veçuar e bazuar kryesisht tek huatë sesa tek grantet. Në kontrast me vendet “e reja” anëtare të BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë pasur deri më tani një zhvillim të fortë ekonomik, të mbështetur në ndihmën e Brukselit për të kompensuar deficitin e tyre tregtar me BE-në prej mbi 100 miliardë eurosh, të akumuluar gjatë dekadës së kaluar.

Për ta ndryshuar atë, rajonit duhet t’i garantohet qasje në fondet strukturore dhe kohezive të BE-së ose mbi një burim të krahasueshëm kapitali me kosto zero para anëtarësimit, në mënyrë që të fillojë një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme.

Edhe nëse BE-ja merr një qëndrim tërësisht të ndryshëm me këtë qasje, është e paqartë nëse nuk është tepër vonë pas 12 vjetësh. Diçka e ngjashme duhet të kishte ndodhur që pas krizës globale të viteve 2008/2009, kur borxhi ndërkombëtar dhe kriza financiare u përhap në Ballkanin Perëndimor dhe e goditi rajonin edhe më shumë sesa vetë BE-në.

Advertisement

Ndërkohë, në rajon kanë ndodhur 2 zhvillime ndoshta të pakthyeshme. Së pari, njerëzit kanë hequr dorë nga shpresa se do të përjetojnë ndonjë zhvillim në vendin e tyre. Kjo është arsyeja pse ata po emigrojnë masivisht. Në vitin 2018, çdo 2 minuta një qytetar i vendeve të Ballkanit Perëndimor merrte një leje qëndrimi dhe pune në BE, gjithsej 230.000 njerëz.

Së dyti, pas krizës financiare të vitit 2008, forcat e djathta populiste dhe autoritare, kanë rifituar kudo terren në Ballkanin Perëndimor (Maqedonia Veriore është aktualisht një përjashtim). Potenciali demokratik i shoqërive në rajon ka rënë akoma më tej, ndër të tjera edhe për shkak të plakjes së popullsisë dhe emigracionit masiv, dobësive ekonomike dhe konflikteve etno-politike të pazgjidhura.

Për më tepër, është e diskutueshme nëse Vuçiç dhe autokratët e tjerë, janë të gatshëm të heqin dorë në mënyrë paqësore nga pushteti. Për pasojë, pas takimit të nivelit të lartë të javës së ardhshme, do të mbetet e pazgjidhur një dilemë:a duhet që BE, e motivuar gjeopolitikisht, të lëvizë më shpejt drejt zgjerimit më të shpejtë në rajon, siç ndodhi me shtetet lindore të Evropës Qendrore?

Apo shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të lejohen të vazhdojnë afrimin e tyre me BE-në, vetëm pasi qeveritë e tyre të kenë filluar zbatimin e shtetit ligjor? Kur të mbarojë pandemia, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale do të mbahen në Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Një rishikim i plotë i cilësisë demokratike të këtyre zgjedhjeve, duhet të jetë baza mbi të cilën BE të vendosë me cilat qeveri dëshiron të vazhdojë procesin e zgjerimit, dhe me të cilën dëshiron që ta ngrijë atë për momentin.(abc)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy