Gjermania mbështet “Ballkanin e Hapur”, zyrtari i lartë: BE të nisë sa më shpejtë negociatat me Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania mbështet “Ballkanin e Hapur”, zyrtari i lartë: BE të nisë sa më shpejtë negociatat me Shqipërinë

Miguel Bergerm Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane vlerëson bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Bergerm thotë për Deutsche Welle se krahas kësaj nisme vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’ju përmbahen zotimeve që kanë marrë në Procesin e Berlinit për të krijuar Tregun e Përbashkët Rajonal.

“Në parim, natyrisht, çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është për t’u përshëndetur. Por, nga ana tjetër, është e rëndësishme që bashkëpunimi rajonal të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Me këtë kam parasysh si zhvillimin e ideve dhe nismave të reja, ashtu edhe zbatimin e tyre.

Kjo është një qasje, për të cilën janë zotuar pjesëmarrësit në “Procesin e Berlinit” dhe të cilën e promovon edhe BE -ja. Për ne është vendimtare që në samitin e fundit të Procesit të Berlinit, më 5 korrik, krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të kancelares Merkel, riafirmuan përpjekjet e tyre për të jetësuar Tregun e Përbashkët Rajonal”.

Advertisement

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Gjermane, thotë se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ndihen të zhgënjyera nga BE lidhur me hapjen e negociatave teksa thekson se blloku europian duhet të nis sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ka njëfarë zhgënjimi, por gjatë udhëtimit tim në rajon përjetova edhe një afri dhe një interes të madh për BE-në. Por BE-ja, duhet ta bëjmë të qartë se e marrim seriozisht rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kjo është arsyeja se përse është kaq e rëndësishme që negociatat e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Për sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Bergerm shprehet se të dy vendet duhet të ulen në bisedime dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe pse mund të nevojiten kompromise të dhimbshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy