Gjiknuri dhe Llatja bashkëbisedim me banorët e lagjes “Kongresi i Elbasanit”: Aksioma e votës më 14 Maj është bashki më e mirë, paga më të larta, pensione më të larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri dhe Llatja bashkëbisedim me banorët e lagjes “Kongresi i Elbasanit”: Aksioma e votës më 14 Maj është bashki më e mirë, paga më të larta, pensione më të larta

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një takim me banorë të lagjes “Kongresi i Elbasanit”, prej nga theksuan rëndësinë e bashkëpunimit qeveri-bashki.

 

Gjiknuri nënvizoi se opozita po ofron një fushatë të ngritur në premtime boshe dhe ide të pamundura për t’u realizuar.

 

Advertisement

Një kryetar bashkie, sado ide të ketë, po nuk pati lidhjen Parti Socialiste, qeveri e Partisë Socialiste dhe bashki e Elbasanit, të gjitha fjalët “i merr era”.

 

Kundërshtari normal që mund të premtojë shumë. Gjëja e parë që ka mashtruesi përgjithësisht është paraqitje e bukur, fjalim i bukur.

 

Advertisement

Luçiano Boçi ju e njihni shumë mirë kush është ka qenë Kryetar i Partisë Demokratike në këtë qytet. Ka qenë pushtetari numër një që bënte politikat e kuadrit, punësimet dhe të gjitha ato në thonjëza vepra të Sali Berishës dhe Ilir Metës kur ishin në qeveri atëherë dhe që fati e solli të jenë prapë në “martesën e re”sot.

 

Prandaj them se çdo qytetar i Elbasanit fillon dhe i bën pyetje vetes se çfarë zgjedhje ka përballë. Praktikisht zgjedhja e tyre është zgjedhje boshe. Është zgjedhja e mashtrimit. Kur vjen të takon tek e tek thotë jam vetvetja, jam qytetar i Elbasanit, nuk kam lidhje me politikën e madhe. Ndërkohë këtu ka ardhur si nënkryetar i Sali Berishës. Ka një dyshe nga mbrapa, do apo s’do ai, është Ilir Meta dhe Sali Berisha. Në fletën e votimit Ilir Metën ka ai, s’ka ku shkon, atë ka në letër. Të shkojë ta shohë letrën aty. Kur të shkoni të shikoni në ekranin elektronik, do të shikoni “Bashkimi për Fitore”, Ilir Meta alias Luçi” nënvizoi Gjiknuri.

 

Advertisement

Numri dy i PS-së siguroi se zhvillimi i Elbasanit është një proces që nuk mund të ndalet dhe Gledian Llatja do të vijojë me punën dhe mirëadministrimin e bashkisë me mbështetjen e qeverisë dhe Kryeministrit Rama.

 

Ne nuk mund ta frenojmë zhvillimin e Elbasanit. Kur marrin këta pushtetin, që në Elbasan nuk do të ndodhë kurrë se nuk kanë asnjë shans, këta fillojnë ndërpresin çdo lloj komunikimi me bashkinë, e bunkerizojnë, e militantizojnë se kanë hallin të punësojnë ata të partisë së tyre dhe asnjë gjë nuk ndodh për qytetin.

 

Advertisement

Luçi vetëm këtë plan ka. Prandaj kur them Gledi nuk është vetëm, ka një ekip dhe angazhimi politik është angazhim publik i të gjithë këtij ekipi politik me deputetë, me kryetar partie, me mua si Sekretar i Përgjithshëm, por edhe me garancinë që jep Qeveria e Edi Ramës për projektet e Elbasanit.

 

Elbasani, unë e kam thënë e kam bindje, unë e shoh si projeksion zhvillimi. Elbasani është një qendër e rëndësishme e vendit” shtoi më tej ai.

 

Advertisement

Gjiknuri kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Elbasanit si një kontratë e re bashkëpunimi dhe mbështetje për politikat sociale të qeverisë.

 

Është shumë e rëndësishme kjo. Më 14 Maj ne shpërblejmë dhe politikat qeveritare, të cilat ndikojnë direkt për njerëzit. Rritja e fondit të pagave dhe kontributit të sigurimeve shoqërore do të çojë në rritjen e pensioneve. Kjo është e garantuar. Shenjat e para janë dhënë. Shpërblimet e këtij viti kanë ndikuar pozitivisht në jetën e çdo pensionisti. Ka dhe një shpërblim tjetër që do të vijë shumë shpejt.

 

Advertisement

Këto janë politika të majta, mua më pëlqen, unë jam socialist edhe nga origjina edhe nga shpirti, dhe më pëlqen shumë që qeveria ime i shkon njerëzve më në nevojë dhe i adreson problematikat e tyre.

 

Nuk ka mbaruar, patjetër s’kanë mbaruar. Sot në Elbasan shumë shpejt fillon rikonstruksioni i Poliklinikës së qytetit. Prapë është ndihmë për njerëzit, për një shërbim më të mirë. Këto janë falë mbështetjes së qeverisë. Vota më 14 Maj ka këtë aksiomë, bashki më të mirë, paga më të larta, pensione më të larta”, theksoi Gjiknuri.

 

Advertisement

Para banorëve të lagjes “Kongresi i Elbasanit”, Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja paraqiti vizionin e tij “Elbasani 2030” i cili bazohet në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik si rrjedhojë e turizmit që 4-vjeçarin e ardhshëm do të marrë përparësi.

 

“Ne shohim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Elbasanit. Investimet që po bëjmë ne tani, investimet e mëdha, Auto Moto Parku, shëtitorja buzë lumit Shkumbin, by passi i Elbasanit, zgjerimi i Korridorit të 8 – , spostimi i hekurudhës nga krahu tjetër i lumit Shkumin ngjitur me by passin, janë projekte të mëdha që nuk i bëjmë dot vetë, janë projekte zhvillimore të Elbasanit, për ta çuar përpara ekonominë, por edhe zhvillimin e qytetit. Ne sytë sot i kemi tek zhvillimi ekonomik i bazuar tek turizmi, dhe në një ekonomi të qëndrueshme të Elbasanit.

 

Advertisement

Ne këtë 4-vjeçar do të vazhdojmë me projekte të mëdha për Kalanë, me restaurimin e saj. Është një vlerë e madhe, e dimë, por kemi mbështetjen e kryeministrit Rama për të ecur përpara me këtë projekt kaq të dëshiruar për ne” tha Llatja.

 

Por një vëmendje e shtuar është treguar dhe për familjet në nevojë.

 

Advertisement

Bashkë me qeverinë shqiptare ne kemi ndërtuar 70 shtëpi të komunitetit rom në Elbasan. Kemi ndërtuar dhe restauruar me shumë se 20 pallate ku jetojnë shtresat në nevojë. Sot ne po restaurojmë pallatet e vjetra ku kryesisht jetojnë të moshuar të cilët nuk kanë mundësi ekonomike t’i restaurojnë fasadat e tyre apo edhe çatitë. Po fillojmë një projekt të madh edhe me ndihmën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjinë për komplet rinovimin e linjave tona të ujit të pijshëm, por edhe të kanalizimeve të ujrave të zeza.
Janë gati 15 milion euro që do të investohen tani në infrastrukturën tonë të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujit të pijshëm”, vuri në dukje Llatja.

 

Në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, deputeti Klevis Xhoxhi u shpreh se investimet që kanë nisur do të gjenerojnë më shumë ekonomi për komunitetin.

 

Advertisement

“Disa qytetarë e kanë përqafuar e kanë përgëzuar menjëherë Automotoparkun, këtë ide zhvillimore, disa të tjerë me thënë të drejtën kanë qenë më skeptikë duke dhënë lloj lloj opinionesh. Pse ta bëjmë këtë investimin, c’ na duhen garat e makinave, etj. Po unë i them këtyre qytetarëbe, ejani dhe pyesni banorët e lagjes ” Kongresi i Elbasanit”, se si një investim strategjik mund të bëhet zhvillim, jo vetëm për lagjen, por për të gjithë qytetin. Këtu jap shembullin e stadiumit ” Elbasan Arena” , pra, janë investime për të ardhmen e qytetit, për të ardhmen e Elbasanit, janë investime për të ardhmen e fëmijëve tanë. Prandaj, në 14 Maj të gjithë bashkë të shkojmë para kutive të votimit dhe të votojmë Gledin dhe Partinë Socialiste”, përfundoi Xhoxhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy