Gjiknuri-opozitës: Sillni katër emra për presidentin dhe ejani të negociojmë që sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri-opozitës: Sillni katër emra për presidentin dhe ejani të negociojmë që sot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri I kërkoi opozitës që të sjellin katër emra dhe të ulen të negociojnë, për të provuar kështu edhe sinqeritetin e ofertës së tyre për bashkëpunim.

 

Ai tha se nuk është e nevojshme të bëjnë shfaqje para kamerave, por ata pranojnë që opozita të sjellë emrat e saj dhe të ulen për të dialoguar që sot.

 

Advertisement

“Ne durimin dhe dakordësinë tonë është shprehje e vullnetit të mirë. Përkundrazi, dëshira jonë është të dialogojmë. Maturimi i politikës duket kur palët edhe me ide të kundërta merren vesh. Transparenca është e mirë kur vendosen disa parime, por duhet të ulemi, dialogojmë dhe mos të kemi frikë. Nga kjo pikëpamje ka ardhur momenti të respektojmë raundet që ka thënë Kushtetuta. Duke iu dhënë juve të gjithë të drejtën e propozimit.

Po jemi gati, katër emra t’i sillni në 2 mënyra. Katër emra që i mendoni të jenë atraktiv. Këto emra i konsultoni dhe të ulemi pasdite që sot, të bëjmë negociata për emrat. Na vendosni në provë për sinqeritetin e bashkëpunimit. Po e themi shumë miqësisht dhe me një gatishmëri politik. Silleni kandidaturën tuaj. Sillni 4 emra në tavolinë negociatash. Nuk është normale të rrimë para kamerave. Kemi diskutuar shumë vite më parë për referoma të tjera”, u shpreh Gjiknuri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy