Gjiknuri: PS fiton Elbasanin më 14 maj; Luçiano Boçi nuk përfaqëson ndonjë gjë të re, humbi dhe në zgjedhjet e 2007-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri: PS fiton Elbasanin më 14 maj; Luçiano Boçi nuk përfaqëson ndonjë gjë të re, humbi dhe në zgjedhjet e 2007-s

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri shprehet i bindur se e majta do të fitojë sërish Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit.

 

 

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Gjiknuri deklaroi se mazhoranca do të ofrojë një kandidat që pëlqehet dhe nga qytetarët dhe që ka provuar që di të punojë për qytetin.

Advertisement

 

 

“Unë kam bërë kosultimet e nevojshme sa I përket Bashkisë së Elbasanit. Z. Llatja ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka një pëlqyeshmëri nga qytetarët, madje në disa sondazhe që kemi zhvilluar e nxjerrin atë goxha të avantazhuar. Megjithatë ka akoma kohë deri në ditën e votimit për rezultatin, por unë jam i bindur që në Elbasan PS do të fitojë jo vetëm për faktin që z. Llatja është një qytetar i mirë I Elbasanit, një djalë i ri që përfaqëson një politikë të re karshi politikës tjetër”, tha Gjiknuri.

 

Advertisement

Numri dy i socialistëve nënvizoi se kandidatura e ofruar nga opozita Luçiano Boçi nuk përfaqëson asgjë. Ai theksoi se Boçi ka 20 vjet që qarkullon në politikë dhe se ka treguar që di vetëm të humbasë, sikurse në zgjedhjet e 2007.

 

 

“Z. Boçi nuk përfaqëson ndonjë gjë të re. Z. Boçi ka qenë kryetar i Partisë Demokratike, ka qenë ish pushtetar, është një figurë mbi 20 vjet që qarkullon në politikën e Elbasanit madje ka humbur zgjedhjet në vitin 2007 kur PD ishte në qeveri, bashkia e Elbasanit ishte e kontrolluar nga PD dhe humbi zgjedhjet. Mendoj se qytetarët e Elbasanit do të votojnë një qytetar të tyre, një djalë që di të punojë por mbi të gjitha që ka dhe qeverinë shqiptare nga prapa përsa i përket mbështetjes, investimeve të mëdha transformuese që po ndodhin në Elbasan, projekte që qytetarët I prekin. Më shumë se politika e luftës së Tiranës, qytetarëve të Elbasanit ju intereson mirëqeverisja e qytetit. Jo për ta kthyer Elbasanin në një lloj bunkeri politik të Berishës me të tijën për qëllime të tjera politike. Elbasanllinjtë janë popull i mençur, i heshtur, dinë ti vlerësojnë këto gjëra, nuk e kanë qejf dukjen dhe mendoj që dallimin do ta bëjnë qartë në mendjen e tyre. Qëllimi jonë është të komunikojmë me ta dhe tu themi çfarë është më mirë për qytetin e Elbasanit, investime, stabilitetin ekonomik dhe të ardhmen e Elbasanit”, deklaroi Gjiknuri.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy