minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
GJKKO pezullon Belinda Ballukun, ministrja nuk duhet të ushtrojë detyrën, i ndalohet edhe dalja jashtë shtetit - Struga.info


GJKKO pezullon Belinda Ballukun, ministrja nuk duhet të ushtrojë detyrën, i ndalohet edhe dalja jashtë shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
GJKKO pezullon Belinda Ballukun, ministrja nuk duhet të ushtrojë detyrën, i ndalohet edhe dalja jashtë shtetit

Gjykata e Posaçme ka pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës me të njëjtin vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela ndalohet të dalë nga vendi.

Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Ballukum për tenderin e  tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro.

Balluku qëndroi rreth 40 minuta në SPAK dhe në dalje deklaroi se “kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim”.

Advertisement

“Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces nga i cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencë, llogaridhënien dhe mbi të gjitha dhe mbi parimet drejtësisë tek e cila besoj,” deklaroi ajo.

Balluku, sipas SPAK, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, të cilët gjithashtu janë marrë të pandehur.

Nën akuzë kanë përfunduar kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ish-drejtori, Evis Berberi dhe anëtarët e KVO Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica.

Tenderi është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe u rihap në 22 qershor 2021 me fond limit 18.9 miliardë lekë pa TVSH.

Advertisement

Por Berberi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme edhe për një tjetër çështje për përfitim të tenderave në mënyrë të paligjshme përmes krijimit të një kompanie që i përfitonte ato.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy