Gjokutaj: Buxheti 2026 ka një fytyrë më sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjokutaj: Buxheti 2026 ka një fytyrë më sociale

Kuvendi ka nisur diskutimet maratonë të projektbuxhetit 2026. Në total bëhet fjalë për një shumë prej 8.9 miliardë eurosh që do të shpenzohen në vitin e ardhshëm. Ndërsa nga taksat dhe tatimet do të mblidhen rreth 8.2 miliardë euro.

Eduard Gjokutaj, drejtor i qendrës “Altax”, thotë se shifrat e  buxhetit tregojnë për një qasje më sociale të qeverisë ndaj shtresave në nevojë. Ky fakt konfirmohet edhe nga buxheti që ka marrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Të dhënat flasin se janë 82 miliardë lekë që do të shpenzojë kjo ministri, duke u renditur e para për nga buxheti, e ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës.

Si ndahen fondet në 2026?

Advertisement

“Pjesa e buxheteve të kaluara ka qenë për kompensime sociale, tashmë kemi aktivizimin e një mekanizmi për mbrojtjen sociale, e ngjashme si vendet e zhvilluara, por sigurisht larg ende standardit të tyre. Për shembull janë 100 milionë euro që janë vënë në dispozicion për rritjen e pensionit, por ky fond duket se nuk garanton premtim se pensionet do të rriten për të gjithë. Pra fondi është larg premtimeve që thonë autoritetet. Mbi të gjitha nuk ka një bonus të parashikuar si çdo fundviti për moshën e tretë”, – tha Gjokutaj në emisionin “E-ZONE” në Vizon Plus.  

Qeveria parashikon që do të ketë një rritje ekonomike prej 4% në vitin e ardhshëm. Ndërsa shpenzimet për investime do të arrijnë 6.5% të prodhimit të brendshëm bruto.

Advertisement

Një aspekt negativ i buxhetit është se nuk ka mbështetje për inovacionin për bizneset e vogla dhe të mesme. Edhe politikat fiskale duket se bëhen për periudhë afatshkurtër dhe jo që t’i rezistojnë kohës, – tha Gjokutaj.

Edhe në vitin e ardhshëm fokusi i investimeve publike përqendrohet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy