Gjykata e Lartë bëhet me 12 anëtarë/ Meta dekreton gjyqtarin Darjel Sina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e Lartë bëhet me 12 anëtarë/ Meta dekreton gjyqtarin Darjel Sina

Presidenti Ilir Meta ka emëruar anëtar të Gjykatës së Lartë Darjel Sinën.

Me këtë emërim të ri, nga sot, Gjykata e Lartë, bëhet me 12  gjyqtarë, nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë.

Kreu i shtetit shprehet në qendrimin e tij se është e papranueshme, që KLGJ i ka zvarritur më më shumë se dy vite e gjysmë plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

“Edhe pse Presidenti i Republikës, zyrtarisht dhe përmes mesazheve publike ka kërkuar dhe ka bërë disa herë thirrje për ndjekjen me prioritet të procedurave të plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë, sërisht faktet tregojnë se KLGJ dhe/apo institucionet e përfshira apo të lidhura me këtë proces kanë vepruar jashtë këtij prioritet”, thuhet në qëndrimin e presidentit Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy