Gjykata e Lartë bëhet me 15 anëtarë/ Meta dekreon edhe dy gjykatës të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e Lartë bëhet me 15 anëtarë/ Meta dekreon edhe dy gjykatës të tjerë

Presidenti Meta dekreton emërimin e dy gjyqtarëve të tjerë Gjykatës së Lartë.

 

Propozimet për Margarita Buhali  dhe Enton Dhimitrin janë bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

 

Advertisement

Presidenti Meta, pasi u njoh me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikat dokumentare të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura për kandidim që prej muajit shkurt 2020, me vullnetin e plotë që Gjykata e Lartë të plotësohet me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së për dy kandidaturat e propozuara, ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimeve të KLGJ-së.

 

Pas këtyre dy emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 15 anëtarë, nga 19 anëtarë, që kjo Gjykatë duhet të ketë në përbërjen e saj, në total.

 

Advertisement

Prej pesë vitesh në fakt Gjykata e Lartë ishte në kolaps total dhe jo funksionale për shkak të mos plotësimit të saj me numrin e duhur të gjykatësve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy