Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë nën sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalëzit dhe kuotat e disa kompanive. Ndërsa Jamarbër Malltezi vijon të mbahet nën masën e “arrestit në shtëpi”.

Advertisement

 

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy