Gjykata e lartë rrëzon Mediun/ Refuzohet rekursi i ish-ministrit të Mbrojtjes, SPAK i lirë të hetojë “Gërdecin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e lartë rrëzon Mediun/ Refuzohet rekursi i ish-ministrit të Mbrojtjes, SPAK i lirë të hetojë  “Gërdecin”

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Fatmir Mediut, i cili më herët kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së posacme kundër kjrimit dhe korrupsionit, për të rinisur hetimet për dosjen e Gërdecit.

 

Me këtë vendim nga Gjykata e Lartë, SPAK nuk ka asnjë pengesë për të vijuar hetimet mbi tragjedinë ku humben jetën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë. Vendimi i mospranimit të rekursit është marrë në dhomë këshillimi, me relatore Albana Boksin si dhe me gjyqtarët Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

 

Advertisement

Më 1 nëntor të këtij viti, Mediu iu drejtua Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimin e gjykatës. Pala mbrojtëse tha atëhere se vendimi ishte antikushtetues.

 

Ndërkohë më 24 shtator të 2021 Apeli i Posaçëm, me kërkesë të familjarëve të Gërdecit pranoi kërkesën për gjykim duke e përballur Fatmir Mediun me tragjedinë Gërdeci.

 

Advertisement

Nga ana tjetër SPAK tashmë ka filluar me pyetjen e dëshmitarëve dhe personave të prekur nga tragjedia. Pjese e marrjes në pyetje do të jenë edhe ish-zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy