
Gjykata e Posaçme ka përfunduar marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Po ashtu, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim dalje jashte vendit për ish-ministrin. Ai duhet të paraqitet në policinë gjyqësore një herë në javë, ditë e premte, ora 15:30.
Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, zyrtarisht është i proceduar nga drejtësia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Gjykata e Posaçme në datën 16 nëntor, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Advertisement
Ky vendim është dhënë pas dosjes së hetuar prej të paktën 3 vitesh nga SPAK në lidhje me çështjen e bujshme të dyshuar si korruptive të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
Advertisement