Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berishës për përpjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca ku shqyrtohet kërkesa për shuarjen e masës “detyrim paraqitje”.
Mësohet se seanca po vijon me Irena Gjokën e cila do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për shuarjen e masës ndaj tij të marrë nga GJKKO.
Advertisement
Nga ana tjetër, gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene mëson se ka nisur seanca për dhëndrin e ish kryeministrit Jamarber Malltezi. Ky i fundit, i cili u arrestua në Rinas pak kohë më parë, ndodhet ende në qeli për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.