Gjykata e Posaçme shtyn seancën për inceneratorin e Fierit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e Posaçme shtyn seancën për inceneratorin e Fierit

Seanca për inceneratorin e Fierit është shtyrë sërish. Gjykata e Posaçme argumentoi se duhet ende kohë për t’u njohur me kërkesat e palës mbrojtëse.

 

Ndërkohë, seanca e radhës u caktua në datën 29 Maj, ora 10:00.

 

Advertisement

Sipas të togave, kërkesat janë voluminoze dhe kërkojnë kohë për njohjen e tyre. mes personave që kishin pretendime, ishin Arben Dervishaj, i cili kërkoi shpalljen e moskompetencës nga GJKKO dhe kalimin për në Gjykatën e Tiranës. Gjithashtu, përmes mbrojtjes Dervishaj kërkoi nga prokuroria të sqarojë qëndrimin e saj mbi akuzat e rikualifikuara në seancën paraprake.

 

 

Ndërkohë, edhe i pandehuri Arenc Myrtezani përmes mbrojtjes kërkoi papërdorshmërinë dhe pavlefshmërinë e akteve proceduriale. Spak sipas tij nuk ka respektuar procedurën duke bërë në mënyrë të njëanshme ekzaminimet e tyre.

Advertisement

 

 

Njësoj si Dervishaj, i pandehuri Regan Merdani kërkoi shpalljen e moskompetencës nga Gjkko, për akuzat e ngritura ndaj tij. Avokati i Arbër Denizit që ndodhet në kërkim kërkoi pezullimin e shqyrtimit ndaj tij me pretendimin se nuk ka marrë në asnjë rast njoftim për procesin ndaj tij. Gjykata nuk u shpreh dot ditën e sotme për formën e gjykimit, për shkak të volumit të ankimeve, ndërkohë që shumica prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy