Gjykata ktheu çështjen e vulës për rishqyrtim/ Berisha: Sot në darkë Rama komunikoi vendimin e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata ktheu çështjen e vulës për rishqyrtim/ Berisha: Sot në darkë Rama komunikoi vendimin e tij

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Apelit për vulën e PD-së.

 

Gjatë fajalimit të tij ai deklaroi se Edi Rama e ka komunikuar vendimin e tij sot në dark.

 

Advertisement

Të dashur demokratë dhe demokrate, mbështetës të PD, qytetarë shqiptarë… sot në darkë Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit.

 

Sot 3 gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik ose ambasadorëve të caktuar të akredituar në vendin tonë.

 

Advertisement

Unë kam besimin më të madh se demokratët janë të vendosur të mbrojnë me çdo kush e çmim pluralizmin politik në vend dhe PD. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit amerikan McGonigal, sot konkludoi me një vendim të pashembullt në historinë e botës.

 

Dua të informoj se në procesin gjyqësor, ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë, pasi e mbajtën 9 muaj, e anuluan 3 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy