Gjykata njohu “11 Dhjetorin”, Komisioni i Rithemelimit niset drejt selisë së PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata njohu “11 Dhjetorin”, Komisioni i Rithemelimit niset drejt selisë së PD

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë nisur drejt selisë së Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Tiranës njohu sot statutin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Vendimi erdhi pas mbledhjes që bëri grupi i rithemelimit. Disa prej anëtarëve të këtij komisioni, Edmond Spaho, Beldin Këllici, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Ivi Kaso, iu drejtuan selisë.

 

Advertisement

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe një pjesë e anëtarëve të “Rithemelimit” po vijojnë mbledhjen e nisur pak minuta më parë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha tha se “vendimi nuk mund të ishte ndryshe” dhe iu drejtua me një mesazh për bashkim të gjithë demokratëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy