Gjykata “njohu” Berishën/ Reagon ashpër kreu i komanduar i PD: Vendim skandaloz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata “njohu” Berishën/ Reagon ashpër kreu i komanduar i PD: Vendim skandaloz

Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit  të Gjykatës për regjistrimin e statutit të Kuvendit të Partisë Demokratike, të 11 Dhjetorit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit.

 

Në një dalje për mediat, Alibeaj theksoi se ky është një vendim skandaloz ndërsa theksoi se do të ankimohet.

 

Advertisement

“Për mua është një vendim në nivelin e skandalit për një arsye fare të thjeshtë. Gjyqtari ka deklaruar njohjet e veta, anësinë e vetë në këtë proces gjyqësor. Gjyqtari isotëm nuk ka pasur një dosje, ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë, sepse që një vendim të ketë efekt duhet të ishim ne palë. Janë këto dy elementë të cilat për këdo lind detyrimi për të paraqitur një kallëzim penal për shpërdorim detyre për gjyqtarin. Për vendimin e sotmë do të shtrojmë ankimim. Vendimi merr formë të prerë vetëm kur shqyrtohen në instancë finale nga Gjykata e Apelit”, u shpreh Alibeaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy