Gjykatat në kolaps/ Ekspertët: Shkolla e magjistraturës nuk e zgjidh dot ngërçin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykatat në kolaps/ Ekspertët: Shkolla e magjistraturës nuk e zgjidh dot ngërçin

Vendet vakante që janë krijuar pranë Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe në Apel po rrezikojnë që t’i çojnë ato në kolaps të plotë.

Aktualisht, gjykatat në të dyja shkallët kanë të lira 16 vende. Thënë ndryshe, ka shumë pak gjyqtarë për t’i bërë ballë fluksit të dosjeve.

 

Por ekspertët thonë se ky kaos për shkak të vetingut, është gjithashtu prezent edhe në gjykatën e Apelit të Tiranës dhe në atë Administrative.

Advertisement

 

JORDAN DACI

JURIST

 

Advertisement

Gjykatat e Apelit kanë rënë pothuajse të gjitha. Gjykata e Tiranës është në një situatë shumë të vështirë. Apeli Administrativ është gjithashtu në një situatë shumë të vështirë. Tashmë kemi të vështirë situatën edhe në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar në shkallën e Parë dhe të Apelit, funksionimi është shumë i vështirë. Me 4 gjyqtarë që janë dhe nga ana tjetër ka vetëm një kërkesë për të konkurruar, nuk e di sesi mund të funksionojë.

 

Shkolla e Magjistraturës sipas ekspertëve nuk mund të plotësojë vendet bosh në gjykata. Për pasojë, shqyrtimi i çështjeve do të zgjasë për shumë vite në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

 

Advertisement

Zëvendësimet e planifikuara me zëvendësimet normale që vijnë nga shkolla e Magjistraturës nuk e zgjidhin kurrë këtë problem, përkundrazi ne do të përballemi me një situatë ku do të bëhet një seancë gjyqësore në 3 ose 4 muaj dhe do të zgjasë gjyqi disa vite në Shkallë të Parë dhe më pas në Apel.

 

Ekspertët kërkojnë që Ministria e Drejtësisë të krijojnë një plan pune ku të shikohen hapësirat ligjore për të plotësuar vendet vakante duke shmangur pirgjet me dosje që presin për gjykim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy