Gjyqi me Veliajn/ Basha shkon në Gjykatën e Posaçme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjyqi me Veliajn/ Basha shkon në Gjykatën e Posaçme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë kundrejt kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje nga Gjykata e Tiranës në GJKKO, Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj ka vazhduar, paçka vonesave të krijura nga pala e paditur apo mungesa e trupës gjykuese.

 

Advertisement

Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares, duke treguar kështu vullnetin për ta çuar deri në fund përballjen me Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje.

 

4 muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy