Gjyshja humbet drejtimin e mjetit/ Plagosen lehtë nipi dhe mbesa e mitur në aksin Korçë-Ersekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjyshja humbet drejtimin e mjetit/ Plagosen lehtë nipi dhe mbesa e mitur në aksin Korçë-Ersekë

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugorë Korçë-Ersekë.

 

Një 52-vjeçare, banuese në Kolonjë, ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Advertisement

Si pasojë e këtij aksidenti, është dëmtuar vetë gruaja, dhe nipi e mbesa që ndodheshin në mjet, të dy të mitur.

 

Tre të dëmtuarit u transportuan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Korçë/Informacion paraprak

 

Më datë 03.07.2023, rreth orës 18:15, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

 

Advertisement

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja shtetasja H. K. (gjyshja) dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në mjet (nipi dhe mbesa e drejtueses), të cilët ndodhen në spitalin e Korçës.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy