Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputeti Glauk Konjufca me 69 vota pro.

Deputeti i Vetëvendosjes e ka pasur synim mbajtjen e këtij posti që në qeverinë Kurti 1, por në atë kohë nuk u arrit dakordësia me aleatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tashmë Konjufca do të mbajë postin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa pritet që të prezantohet dhe qeveria e re në Kosovë.

Po ashtu sot janë zgjedhur dhe nënkryetarët e Kuvendit në legjislaturën e tetë. Nënkryetarët janë: Saranda Bogujevci nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK me 107 vota pro dhe 6 kundër.

Advertisement

Me 91, 6 kundër dhe 10 abstenim janë zgjedhur dhe 2 nënëkyetarët e Kuvendit nga kominitet e tjera jo shumicë, Sllavko Simic dhe Bekim Arifi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy