Goditen shpërndarësit e drogës, firmosen 44 urdhërarreste, sekuestrohen kokainë e kanabis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditen shpërndarësit e drogës, firmosen 44 urdhërarreste, sekuestrohen kokainë e kanabis

Antidroga e Tiranës ka goditur një tjetër grup kriminal i përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lwndeve narkotike.

Në total me urdhër të Prokurorisë janë firmosur 44 urdhër arresti, ndërkohë blutë kanë arritur që të kapin 25 prej tyre.

6 të tjerë janë arretuar në operacione e mëparshme, por që kanë rezultuar të lidhur me këto grupe si dhe 13 të tjerë janë ende në kërkim.

Hetimet dhe përgjimet në fakt kanë nisur prej disa muajsh në kohën kur antidroga drejtohej nga Arbër Zemani ku për pjesën më të madhe të grupit ishin siguruar provat e implikimit. Operacioni u finalizua këtë të premte ku drjetuesi i sektorit të Trafiqeve Gentian Aliaj, përfundoi identifikimin e të gjithë anëtarëve të këtij grupi.

Advertisement

Në total blutë kanë sekuestruar mbi 2 kg kokainë, 16 kg kanabis në formë çokollate, vaj kanabisi etj. Gjatë kontrolleve janë zbuluar si dhe disa armë zjarri si dhe afro 120 mijë euro të dyshuara të vjehdura në një bankë jashtë shtetit.

Të gjithë këta persona shpesh herë bashkëpunonin me njëri tjetrin, të ndara në disa grupe më të vogla ku shpërndanin drogë në disa zona të Tiranës ku më të lakmuarat ishte zona e ish-Bllokut, ish-Parku i autobusëve, në afërsi të qëndres, Fresk, Kinostudio, Kombinat etj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy