Goditen shpërndarësit e drogës në Fier/ Policia sekuestron heroinë dhe shuma parash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditen shpërndarësit e drogës në Fier/ Policia sekuestron heroinë dhe shuma parash

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi është kapur me drogë.

 

Në pranga ka rënë Arben Muka, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, Elvir Kananaj.

 

Advertisement

Sipas policisë, dy 2 shtetasit shpërndanin doza drogash të forta në qytet.

 

Gjatë operacionit, janë sekuestruar 81 doza heroinë dhe shuma parash në euro dhe dollarë.

 

Advertisement

Paratë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

 

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

 

Advertisement

Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kapet në flagrancë njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

 

Sekuestrohen dy pako të mbushura me dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar narkotike heroinë, shuma parash në euro dhe dollarë  ( 13 750 euro dhe 400 dollarë) të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 33 vjeç, banues në Fier.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Weekend”, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. M., gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit E. K. gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

 

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy